Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

14-vjeçari ther me thikë një 15-vjeçar në Prishtinë

Një 14-vjeçar është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka ther me thikë një 15-vjeçar në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se, sipas dëshmisë së të dyshuarit, gjithçka ka ndodhur pa dashje.

“Sipas të dyshuarit i njëjti e ka qëlluar pa dashje me thikë viktimën derisa ishin duke luajtur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.