Dje në orët e mbrëmjes është vrarë pronari i objektit hotelerik “Gurman” në Kërçovë të Maqedonisë. Ai është gjetur i vrarë me thikë brenda objektit të tij hotelerik.
Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë nëpërmjet një telefonate është lajmëruar se në objektin hotelerik “Gurman” në rrugën “Boris Kidriq” është gjetur i therur me thikë pronari i objektit M.S. (64) nga Kërçova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVdekja është konstatuar nga ndihma e shpejtë që mbërriti menjëherë pas telefonatës në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar zyrtarët e policisë dhe prokurori publik i qytetit të Kërçovës.