Pronari i një lokali ka mbetur i vdekur pasi është plagosur gjatë një grabitje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut të martën.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.