Një shtetas kinez u arrestua dje në Rinas, teksa Policia Kufitare i gjeti një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe disa steka cigaresh pa pullë që do t’i kalonte kontrabandë.
I arrestuari është Jinwei Liu, 43 vjeç, që tentoi t’i shpëtonte sigurisë së aeroportit, teksa në trup dhe në çantën e dorës kishte fshehur 80 mijë euro dhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Gjithashtu, gjatë kontrollit, i janë gjetur edhe 76 mijë lekë si edhe 2.900 jen, shkruan tch.

Mësohet se Liu jetonte prej vitesh në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin si tregtar pranë “Medresesë” në Tiranë. Kinezi ka rrëfyer në polici se nuk i deklaroi paratë, pasi ka pasur për qëllim t’u shmangej taksave.
Ndërkohë, pas gjetjes së parave të padeklaruara, policia i ka sekuestruar ato deri në përfundim të hetimeve për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e 43-vjeçarit nga Kina.
Për Liu janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës materialet, ku ndaj tij rëndon akuza e kontrabandës me mallrat e akcizës si dhe mosdeklarim të hollash në kufi.
-
Shtetasi kinez tentoi të futej në Shqipëri me afro 30 mijë dollarë të padeklaruara
-
Shtetasi izraelit ndalohet në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara
-
Ndalohet në portin e Durrësit shtetasi kosovar, i sekuestrohen 17 mijë euro
-
Në "Rinas" zihen dy shtetas turq me mbi 47 mijë euro të padeklaruara
-
Shtetasi rumun kapet në Rinas me 18.500 funte të padeklaruara