Një shtetas kinez është ndaluar në aeroportin “Rinas” në Tiranë, duke tentuar që të futej me 28.900 dollarë të padeklaruara.
L.X. 44-vjeçar është proceduar për “mosdeklarim në kufi të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Paratë janë sekuestruar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, si rezultat i intensifikimit të punës në hyrje/dalje, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë ushtruar kontroll në bagazhet e shtetasit kinez L. X. Si rezultat i kontrollit në këto bagazhe, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 900 dollarë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjit. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. X., 44 vjeç, banues në Kinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
-
Shtetasi izraelit ndalohet në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara
-
Në "Rinas" zihen dy shtetas turq me mbi 47 mijë euro të padeklaruara
-
Shtetasi rumun kapet në Rinas me 18.500 funte të padeklaruara
-
Shtetasit rumun i konfiskohen mbi 122 mijë euro të padeklaruara te Dheu i Bardhë
-
Udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës i gjenden 9 mijë funta, disa i kishte fshehur në çorape