Një shtetas kinez u arrestua dje në Rinas, teksa Policia Kufitare i gjeti një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe disa steka cigaresh pa pullë që do t’i kalonte kontrabandë.
I arrestuari është Jinwei Liu, 43 vjeç, që tentoi t’i shpëtonte sigurisë së aeroportit, teksa në trup dhe në çantën e dorës kishte fshehur 80 mijë euro dhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Gjithashtu, gjatë kontrollit, i janë gjetur edhe 76 mijë lekë si edhe 2.900 jen, shkruan tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Mësohet se Liu jetonte prej vitesh në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin si tregtar pranë “Medresesë” në Tiranë. Kinezi ka rrëfyer në polici se nuk i deklaroi paratë, pasi ka pasur për qëllim t’u shmangej taksave.
Ndërkohë, pas gjetjes së parave të padeklaruara, policia i ka sekuestruar ato deri në përfundim të hetimeve për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e 43-vjeçarit nga Kina.
Për Liu janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës materialet, ku ndaj tij rëndon akuza e kontrabandës me mallrat e akcizës si dhe mosdeklarim të hollash në kufi.