Vdes edhe gruaja tjetër që u godit nga vetura në “Rrugën B” në Prishtinë

Vdes edhe gruaja tjetër që u godit nga vetura në “Rrugën B” në Prishtinë

02 November 2018 19:05

Ka vdekur 22 vjeçarja nga Istogu F.R e cila është aksidentuar javë me parë në “Rrugën B”.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” mjeku kujdestar në Kliniken Intensive, Naim Kuçi.

“Po ka vdekur...por nuk mund të ju japim detaje me shumë. Tashme kjo çështje është e Policisë dhe Prokurorisë pasi që është rast gjyqësor”, ka thënë ai për gazetën.

Ndërkaq, Zyra e Informimit të QKUK-së, ka thënë se pavarësisht që kanë bërë kujdes maksimal, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

“Ju konfirmojmë se përkundër kujdesit maksimal intensiv disa ditore nga stafi i shërbimit intensiv në QKUK, në orën 17.25 pacientja e aksidentuar ka ndërruar jetë. Gjendja që nga ardhja në intensivë ka qenë rëndë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Rreth orës 16 të datës 22 tetor një veturë ka goditur dy persona në rrugën B.

Njëra nga të aksidentuarat ka vdekur pak orë pas aksidentit.

LEXO EDHE: Vdes njëra nga dy gratë që u goditën nga vetura në “Rrugën B” në Prishtinë

Ndërkaq, pas kësaj, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, dhe i ka caktuar një muaj paraburgim shoferit që aksidentoi tashmë dy të ndjerat.

LEXO EDHE: Një muaj paraburgim për shoferin që aksidentoi për vdekje 30-vjeçaren në “Rrugën B”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme