Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri para dy ditësh, rreth orës 16:10, në rrugën B , në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMW “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R”, thuhet në njoftim.
Vdes njëra nga dy gratë që u goditën nga vetura në “Rrugën B” në Prishtinë
Si pasojë tani e ndjera L.A, 30 vjeçare kishte ndërruar jetë në QKUK, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
3 vjet e 6 muaj burgim personit që goditi me veturë për vdekje dy gra në rrugën “B”
-
Shoferi e përshkruan në Gjykatë aksidentin ku mbeti e vdekur një 30-vjeçare në Prishtinë
-
Kërkohet një muaj paraburgim për 18-vjeçarin që goditi për vdekje këmbësoren në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ndaj të pandehurës për aksidentin me fatalitet pranë MASHTI-t
-
Një muaj paraburgim një personi për rrezikimin e trafikut publik