Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri para dy ditësh, rreth orës 16:10, në rrugën B , në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMW “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R”, thuhet në njoftim.
Vdes njëra nga dy gratë që u goditën nga vetura në “Rrugën B” në Prishtinë
Si pasojë tani e ndjera L.A, 30 vjeçare kishte ndërruar jetë në QKUK, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.