Kronikë

Sot mbahet seanca dëgjimore për Cenën, mësohen emrat e të dyshuarve tjerë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thënë për Koha.net se kanë dërguar kërkesën tek Gjykata Themelore që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Beka ka treguar për Koha.net se vendim i njëjtë është marrë edhe për dy personat tjerë të arrestuar që ishin bashkë me të. Ai tha se dy personat tjerë të arrestuar janë Nysret Shala zyrtar në Komunën e Rahovecit, dhe Hazer Shehu, pronar i një kompanie në Kosovë.

LEXO EDHE: Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena

Shtoi se prokurorja kujdestare, Bukurije Gjonbalaj e ka njoftuar për caktimin e masës për paraburgim ndaj 3 të pandehurve. Ajo ka treguar se seanca dëgjimore pritet të mbahet sot, por ende nuk ka filluar.

“Gjyqtari paraprak është Jusuf Makolli dhe ai e mban seancën që pritet të mbahet sot”, tha Beka tutje për Koha.net.