Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 1 muaj paraburgim zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, dhe dy personave të tjerë të arrestuar, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.
LEXO EDHE: Haradinaj thotë se në rast të aktakuzës, do ta shkarkojë zv.ministrin që vjen nga partia e tij
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Lirimi, thotë Haradinaj, është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.
-
Ministri Demiri: Zv/ministri Cena s’u arrestua për aktivitetet e tij në Ministri
-
Shkarkohet zëvendësministri Musa Cena
-
Apeli lë në paraburgim ish-zëvendësministrin Cena
-
Haradinaj ka në kabinet 5 ministra me aktakuza, por e shkarkoi zv.ministrin që ende është i dyshuar
-
Sot mbahet seanca dëgjimore për Cenën, mësohen emrat e të dyshuarve tjerë