Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

1.000 euro të falsifikuara në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Njëri rast është raportuar në Suharekë ku një person i pa njohur ka këmbyer një monedhë prej 500 euro të falsifikuar.

Ndërkaq rasti tjetër është evidentuar në Prizren ku një person ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar një shumë parash, prej të cilave një kartëmonedhë prej 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në të dyja rastet monedhat janë konfiskuar ndërkohë që rastet janë duke u hetuar.