Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për katër raste të falsifikimit të parasë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë raportuar katër raste të falsifikimit të parasë.

Tri prej rasteve janë në komunën e Prishtinës, ndërsa një rast në Vushtrri teksa për të katër rastet policia është duke vazhduar hetimet.

“Prishtinë / 19.09-11.12.2023. Më 14.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartcekur janë pranuar kartëmonedha dhe monedha metalike të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti tjetër thuhet se ka ndodhur më 11 dhjetor.

“Prishtinë / 11.07-13.12.2023. Më 14.12.2023 një femër kosovare ka raportuar së gjatë intervaleve kohore të lartcekura, janë pranuar disa monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, rasti në procedurë hetimore”.

Ndërkohë që rasti tjetër thuhet se ka ndodhur të enjten.

Edhe Për një ditë në Prishtinë raportohen tri raste të falsifikimit të parasë Kronikë Për një ditë në Prishtinë raportohen tri raste të falsifikimit të parasë

“Prishtinë / 14.12.2023 – 13:35. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur janë deponuar monedha metalike dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar. Rasti në procedurë hetimore”.

Rasti në Vushtrri thuhet se ka ndodhur më 5 e 6 dhjetor.

“Vushtrri / 05-06.12.2023. Më 14.12.223 ankuesi kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur e dyshuara femër kosovare ka deponuar monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore” thuhet në raportin policor.