Sekuestrohen 24 revole në Merdar, i dyshuari arrestohet
Policia e Kosovës të hënën ka pikëkalimin kufitar në Merdar ka sekuestruar disa armë.
Aty është ndaluar një veturë me tabela të huaja të shoferit H.H., me shtetësi gjermane dhe në veturë janë gjetur 24 revole.
Pas arrestimit të tij, policia ka kontrolluar më pas edhe tri lokacione, dy në Pejë dhe një lokacion në Skenderaj.
“Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984) ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit H.Z., (1972)”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar: 24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri; 1 veturë furgon - Mercedes me targa gjermane; 650 euro para të gatshme; 3 telefona; 1 DVR.
Tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.