Kronikë e zezë

Të martën, policia gjeti armë pa leje në katër shtëpi të fshatit Banjskë

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, në katër raste të ndara në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka gjetur armë pa leje.

Në të gjitha rastet thuhet se armët janë konfiskuar dhe po vazhdojnë të hetohen në procedurë të rregullt.