Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë shoqëruar në stacionin policor një 18-vjeçar nga Kaçaniku, i cili kishte postuar një armë zjarri në rrjetin social Snapchat.
Sipas njoftimit të Policisë sektori rajonal i hetimeve me datën të martën e kësaj jave kishte pranuar një informacion për këtë postim.
“Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma (pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.
-
16-vjeçari në Kaçanik zihet me armë, lirohet në procedurë të rregullt
-
Shpërndau në TikTok video ku shihej me armë, 29-vjeçari shoqërohet në Polici
-
Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë në Kaçanik
-
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
-
Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë