Një kosovare 37-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, është gjetur pa shenja jete në apartamentin e saj në Vevey të Zvicrës. Në trupin e saj kishte plagë thike, ndërsa i dyshuari është bashkëshorti i saj 42-vjeçar, po ashtu shtetas i Kosovës, shkruan “Blick”.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja e tmerrshme ndodhi të premten. Fillimisht kosovari 42-vjeçar ishte paraqitur në stacion policor në Bern ku deklaroi se e ka lënduar bashkëshorten në apartamentin e tyre në Vevey. Policia më pas shkoi në apartament dhe gjeti trupin e pajetë të kosovares.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosovari 42-vjeçar është arrestuar dhe dërguar në paraburgim. Ndërsa katër fëmijët e viktimës janë dërguar te familjarët.
Kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet që çuan deri te krimi.