Një 71-vjeçare me origjinë nga Kosova e që jetonte në Zvicër raportohet se është vrarë pas mesnate në Cyrih.
Tre të dyshuar janë arrestuar, ka njoftuar Policia, një grua dhe dy burra – që të tre zviceranë të moshave 48, 51 dhe 27 vjeç.
“Pak pas mesnatës, Policia e kantonit të Cyrihut ka pranuar një raport për një trup të pajetë që është gjetur në një ndërtesë banimi. Ekipet mjekësore që u dërguan menjëherë në vendngjarje mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e gruas. Sipas informacioneve, një kosovare 71 vjeçe është vrarë. Tre të dyshuar që ishin në ndërtesë janë arrestuar. Të arrestuarit janë një grua zvicerane dhe dy zviceranë, të moshave 48, 51 dhe 27”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Nuk dihet ende motivi i vrasjes.
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Bie nga lartësia dhe humb jetën një e moshuar në Fushë-Kosovë
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren