Një person është arrestuar në Sllatinë të Vushtrrisë të shtunën, pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten.
Policia ka njoftuar të dielën se viktima dhe i dyshuari fillimisht e kanë marrë ndihmën e parë në emergjencën e Vushtrrisë e pastaj janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.
I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.