Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet kaçanikasi për 575 fishekët që policia ia gjeti në shtëpi

Fishekë

Foto: Ilustrim

Policia e ka arrestuar një banor të fshatit Stagovë të Kaçanikut për posedim të paautorizuar të armës.

Në shtëpinë e tij ka gjetur plot 575 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse, kanë gjetur e konfiskuar 575-fishekë kalibra të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.