Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen 400 gramë marihuanë, kallashnikov dhe mbi 9 mijë euro në një shtëpi në Kaçanik

marihuane

Ilustrim

Mbi 400 gramë marihuanë, një armë zjarri kallanikov, fishekë e mbi 9 mijë euro janë gjetur e konfiskuar gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në Kaçanik.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar gjithashtu se nuk raportohet për asnjë të arrestuar në këtë rast.

“Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 401.9 gramë, një armë zjarri AK/47, 5 karikatorë me 109 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë me 29 fishekë dhe 9050 €. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport të policisë.

Rasti është cilësuar si "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge" dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës".