Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë, të martën dhe ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur pak para orës 18:00, pasi qytetari ishte ndaluar nga Policia për procedura policore. Polici ka marrë trajtim mjekësor, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.