Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar një shtetas serb N.T. (viti i lindjes 1981) në vendkalimin kufitar të Jarinjës pasi ka sulmuar policët.
Sipas njoftimit, shtetasi serb nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Kosovë.
Pas refuzimit për hyrjes, sipas njoftimit, i dyshuari ka filluar të fyejë zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në pikën kufitare.
“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruajë atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “sulm ndaj personit zyrtar”.
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë, sulmoi policët në Jarinjë
-
I refuzohet hyrja shtetasit të Serbisë, që prezantoi dokumente false në kufi
-
Arrestohet një serb në Jarinjë, kërkohej me urdhër gjyqësor për kërcënim
-
Sulmohet polici në Kaçanik
-
Arrestohet një person në Bërnjak për sulm ndaj zyrtarëve policorë