Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:00, kanë pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën "Basri Canolli" në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Sipas Policisë, në këtë rast, janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
“Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje. Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie armë, një pistoletë, dy karikatorë, 63 fishekë etj”, thuhet në njoftim.
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Katër persona ndalohen në Prishtinë pas një konflikti familjar
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Tre shtetas të huaj përfshihen në një rrahje në Prishtinë, policia u sekuestron pasaportat
-
Përleshje mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit