Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë në Malishevë

Foto: Policia e Kosovës (PK)
 

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë automatike AK47 dhe një karikator me 30 copë fishekë në shtëpinë e një të dyshuari në Malishevë.

Siç njoftoi Policia të hënën, konfiskimi është kryer gjatë hetimit të një rasti të kanosjes, ndërsa i dyshuari I.B., i lindur më vitin 1981, e ka pranuar se i ka në posedim në mënyrë të paautorizuar.