Kronikë

Punonjëset e një marketi në Prishtinë raportojnë se nën kërcënim të armës iu grabit pazari ditor

Grabitje

Foto: Ilustrim

Dy punonjëse të një marketi në Prishtinë kanë raportuar në Polici se të shtunën mbrëma, dy të dyshuar nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur pazarin ditor.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar në lidhje me rastin. Rasti po hetohet.

“Prishtinë, 04.02.2023-20:44.Dy viktimat femra kosovare, punëtore në një market, kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur pazarin ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.