Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë dhe një elektroshok në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një elektroshok të dielën në Prishtinë.

Sipas njoftimit policor, njëri rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, ku një veturë është ndalur nga autoritetet për kontroll, me ç'rast është gjetur një armë me shtatë fishekë.