Një këmbësore ka pësuar lëndime pasi të premten është goditur nga një veturë në rrugën “Luan Haradinaj “ në Prishtinë.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka theksuar Ahmeti.
Sipas saj me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.