Dy persona janë arrestuar pasi të mërkurën kanë vjedhur barna nga një depo me Ministrisë së Shëndetësisë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse barnat e vjedhura janë sekuestruar. Policia ka njoftuar se edhe një i dyshuar i tretë është duke u kërkuar. Ai gjendet në arrati.
“Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vjedhje e që është raportuar me datën 30.11.2022. Rasti ka ndodhur në rrugën "Dritan Hoxha" në Prishtinë, saktësisht në një depo ku janë vjedhë një sasi e barnave. Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar menjëherë pas raportimit të rastit , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të barnave si dhe të arrestojnë dy personat e dyshuar: K. I, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. S, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, si dhe identifikimin e personit të tretë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet nga Policia.