Prokurori i rastit: I dyshuari është denoncuar disa herë për dhunë në familje, u shkrepën tre plumba

Prokurori i rastit: I dyshuari është denoncuar disa herë për dhunë në familje, u shkrepën tre plumba
Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri, ka thënë se për të dyshuarin për vrasjen e shtatzënës, ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë për dhunë në familje.
“Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje, por detajet ende nuk i di”, ka theksuar Beqiri.
Ai për KOHËN ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja të plumbave, që supozohet se shtatzëna është qëlluar tre herë.
Ai ka theksuar se i dyshuari është në kërkim dhe se për të është lëshuar urdhërarrest.
Shtatzëna 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes.
Ajo është qëlluar para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje.
Shtatzëna e vrarë kishte urdhër-mbrojtje
Gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Këtë për KOHË-n e ka konfirmuar këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Nazlie Bala.
Sipas Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, urdhër – mbrojtja është urdhri i lëshuar me vendim gjykate, ku parashikohen masat mbrojtëse për viktimën. Urdhri ia ndalon të dyshuarit t’i afrohet viktimës.
Shtatzëna dyshohet se u qëllua me disa plumba
Gruaja shtatzënë e cila është vrarë të mërkurën para Klinikës së Gjinekologjisë, ka qenë e shtrirë në këtë Klinikë, duke pritur për të lindur.
Viktima dyshohet se është qëlluar nga bashkëshorti i saj, më të cilin ka qenë në proces të ndarjes.
Sipas burimeve të KOHË-s, viktima fillimisht kishte dalë për të blerë diçka dhe derisa po qëndronte ulur para objektit të Gjinekologjisë, i dyshuari e ka qëlluar.
"I dyshuari e ka qëlluar fillimisht me një plumb viktimën, e pasi është rrëzuar, ka vazhduar të gjuajë disa plumba drejt saj", tha burimi për KOHËN.
Edhe Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi për rastin.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, shkroi SHSKUK-ja në Facebook.
Vritet shtatzëna 41-javëshe para Gjinekologjisë
Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një gruaje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, i tha KOHËS se viktima është 35-vjeçare.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti.
Viktima dyshohet se është qëlluar nga bashkëshorti i saj, më të cilin ka qenë në proces të ndarjes.
Viktima ishte në javën e 41-të të shtatëzënisë, duke pritur për të lindur. Vrasja dyshohet se është kryer me armë zjarri.
Rasti i së mërkurës ka ndodhur vetëm pesë ditë pas vrasjes së një gruaje tjetër në Prishtinë.
Një burrë 70-vjeçar ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, më 25 nëntor.
Sipas Prokurorisë, vrasja e gruas e cila ishte mësuese në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë është kryer me sëpatë.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Policia parandalon kontrabandimin e dy lopëve dhe një viçi nga Maqedonia

Grabiten 2000 euro në filial mikrofinanciar në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Policia sulmohet me armë në Zveçan

Grabitje e armatosur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në Prizren

Një burrë qëllon për vdekje gruan dhe vëllanë në Gramsh

Dogana: Zbulohet edhe një bunker për fshehjen e barnave të kontrabanduara

Në Pejë arrestohet babai që rrahu vajzën e tij të mitur

Theret një i mitur në Mitrovicë, thotë se ishte aksidentale

Ngacmonte ish të dashurën në rrjete sociale, arrestohet

Arrestohet burri që dyshohet se vazhdimisht ngacmoi të miturën

Aktori Osman Azemi deklarohet i pafajshëm për posedim të kokainës
