Tejkalimi i shpejtësisë në rrugën e Kamenicës i ka kushtuar me arrestim shtetasit A.A., që tek pas ndaljes për shkelje të rregullave të komunikacionit u kuptua se ishte i kërkuar nga Interpoli për veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer jashtë shtetit.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, A.A. u arrestua në mbrëmjen e së shtunës, në një pikë kontrolli rutinë me radar. Ai po drejtonte një veturë me tabelat vendore të rajonit të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
A.A. u arrestua nga ana e zyrtarëve policorë dhe është dërguar në Stacionin Policor të Gjilanit për procedim të mëtejmë ligjor.