Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Pastrim i parave”.
KOHA ka mësuar se i dyshuar në këtë rast është Vali Corleone.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, më saktësisht nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 24.11.2022 në Gjilan kanë zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit, mashkull kosovar, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën penale ‘pastrimi i parave’ të cilën i dyshuari dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës kohore - tetor 2022”, thuhet në njoftimin e Kosovës.
Kontrolli thuhet se është realizuar duke u bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“I dyshuari përmes rrjetit social ‘Tik-Tok’ ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit thuhet se është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular. “I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, dyshohet të jetë në Republikën e Maqedonisë Veriore. Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.