Kronikë

Arrestohet një vajzë pasi shkaktoi dëm në Kompleksin “Adem Jashari”

Një vajzë është arrestuar për shkak se dy ditë më parë ka shkaktuar dëme në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

E dyshuara është dërguar në mbajtje 48-orëshe dhe lënda është proceduar tutje.

Lidhur me veprën, nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje se ku saktësisht është shkaktuar dëmi në kompleks.

Megjithatë, rasti është iniciuar si “Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”.

“Mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’, është arrestuar një e dyshuar femër, të cilës nga ana e Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, lënda është proceduar në Prokurori”, njoftoi policia.