Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet K.S. për veprën “Vrasje”, nën dyshimin se kishte therur me thikë për vdekje E.M. më 20 gusht në qytetin e Pejës.
K.S. akuzohet se në mesditë, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën, e kishte therur disa herë me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima s’u ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër rastin ishin arrestuar dy persona, njëri për vrasje e tjetri për lëndim trupor.