Policia e Kosovës ka njoftuar në fshatin Kabash të Vitisë ka sekuestruar mall që dyshohet të jetë i kontrabanduar.
Sipas njoftimit në hyrje të të dyshuarit I.S. 35-vjeçar është ndaluar automjeti pa tabela i cili ishte i ngarkuar me mall.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit, në automjet kishte të ngarkuar: tekstil, klima, pjesë të automjeteve, pjesë të ndryshme dekorative për automjete dhe shtëpi, medikamente natyrale, lëndë e parë për shisha, fletore dhe libra të ndryshme, telefona Iphone 13 të cilat ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.
“Pas njoftimit të prokurorit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës dhe ATK-në është bërë kontrolli në një lokacion ku janë konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e tekstilit, produkte të ndryshme higjienike dhe një sasi e konsiderueshme e mishit të terur”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Me aktvendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për të dyshuarin, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor.