Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet në Viti kamioni me mallra kontrabandë

Kapet në Viti kamioni me mallra të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të kap të premten një kamion me mallra të ndryshme të kontrabanduara, në fshatin Kabash të Vitisë.

Sipas njoftimit, në kamion është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave si: pjesë makinash, lajthi dhe barna stimuluese, derisa vlera totale e mallit mbetet të vlerësohet nga Dogana e Kosovës.

me datë 08.04.2022, rreth orës 11:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, është arritur të identifikohen një kamion ngjyrë e kaltër, me targa vendore drejtuar nga i dyshuari me iniciale M.M. shtetas kosovar. Pas tentativës së tyre për t'ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra”etj. Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës”, thuhet në njoftim.

Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.