Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet mall i kontrabanduar në vlerë prej 25.000 eurosh

Policia e Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra në vlerë të 25.000 eurosh të hënën nga një veturë që po lëvizte në rrugën Kabash-Smirë-Viti.

Sipas njoftimit, mallrat po hynin nga Maqedonia e Veriut, e të dyshuarit iu kapën 7.100 poç elektrikë, 300 kilogramë rrush i terur, 1.040 kg arra të qëruara, 200 kg arra indiane, 158 xhaketa, 55 çanta krahu, 25 jelekë, 6 palë çorape dhe 1 palë këpucë për femra.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti i përfshirë është dërguar në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Ndërsa, në rajonin e veriut janë gjetur pije alkoolike dhe të gazuara që ishin kontrabanduar.