Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një 5-vjeçar në Mitrovicë, u godit nga vetura teksa ngiste biçikletën

Policia e Kosovës

Një fëmijë pesëvjeçar ka vdekur të mërkurën në Mitrovicë pasi dyshohet se është goditur nga vetura.

Siç bën të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin kur ka ndodhur aksidenti që ka përfunduar me fatalitet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Polluzha” të kësaj komune, rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ‘Shaban Polluzha’ në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçiklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biçiklisti i moshës pesë vjeçar”, ka thënë Zahiti.