Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një togeri dhe një zyrtari policor) për shkak të dyshimeve se kanë dëmtuar kamerat e sigurisë në afërsinë e vendit të ngjarjes ku qe zhvilluar një operacion anti-drogë i Policisë dhe Doganës në fshatin Izvor të Zveçanit.
Ata dyshohen për tri vepra penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës kryeseve pas kryerjes penale”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi i së mërkurës i IPK-së për rekomandimin e suspendimit për dy zyrtarë, ishte vazhdimësi e hetimit të rastit ku IPK-ja pati arrestuar një zyrtar policor më 24 maj.
Rasti i policëve ndërlidhet me aksionin për zbulimin e një laboratori të drogës në veri.