Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rekomandohet suspendimi i katër zyrtarëve policorë, tre prej tyre se morën dy gra në veturë të Policisë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarë policorë për dy raste të ndryshme.

Një zyrtar policor i stacionit në Kamenicë është suspenduar për 72 orë, pasi ai derisa ishte në detyrë është shoqëruar me një person të cilit i është gjetur drogë. Por, IPK-ja ka rekomanduar të vazhdohet suspendimi. 

Në një rast tjetër, IPK ka rekomanduar suspendimin për 72 orë të tre zyrtarë policorë të Stacionit në Ferizaj, pas një video që ka qarkulluar ku shihen dy gra duke u futur në një veturë të Policisë.

“Në rastin tjetër, i cili ka ndodh në Ferizaj, në interes të një hetim preliminar, IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë të 3 zyrtareve policor nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim I cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës”, thuhet nga IPK-ja.