Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e tre policëve për tejkalim të autorizimeve për një rast të dy ditëve më parë në Ferizaj.
Sipas njoftimit të IPK-së, policët në orët e vona të 23 dhjetorit ishin vënë në ndjekje ndaj një të dyshuari që u iku me veturë. Pasi e arrestuan, dyshohet se policët kryen veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 23.12.2024 në Ferizaj në orët e vona të natës kur policia kishin ndaluar një të dyshuar i cili nuk ishte ndaluar me veturën e tij dhe policia i ishte vënë në ndjekje. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore”, thuhet në njoftim.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent, vijon njoftimi.
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet se keqtrajtoi një person gjatë arrestimit
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e 4 policëve në dy raste të ndara
-
Arrestohen 3 policë, tejkaluan autorizimet duke keqtrajtuar fizikisht një të prangosur
-
Rekomandohet suspendimi i 2 policëve të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës