Një person në fshatin Muzeqinë të Shtimes është arrestuar të dielën mbrëma, pasi u raportua për dhunë ndaj bashkëshortes dhe birit të tyre, ka njoftuar Policia e Ferizajt të hënën.
Personi i arrestuar është i moshës 38-vjeçare, njëjtë sikur edhe viktima, derisa i biri është i mitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.