Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohen me shufër metalike dy policë në Vushtrri

Janë sulmuar me shufër metalike dy zyrtarë policorë të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare në Vushtrri.

Sipas njoftimit të policisë të shtunën, policët janë sulmuar nga një burrë, pas një konflikti verbal në komunikacion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.