Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet një cisternë me naftë, dyshohet se u fut ilegalisht nga Serbia

Cisternë me naftë, kontrabandim, Zubin Potok, Policia e Kosovës, maj 2022

Foto: Ilustrim

Një kamion cisternë pa targa, i ngarkuar me një sasi të naftës së papërpunuar është zbuluar të enjten nga Policia kufitare në fshatin Kovaçë të komunës së Zubin Potokut.

Në po të njëjtin vend është ndaluar edhe një automjet i tipit “Toyota” me targa vendore, i cili po drejtohej nga një 49-vjeçar me inicialet D.V, ndërsa brenda tij kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia dyshon se këto mallra, përfshirë naftën e papërpunuar, janë futur ilegalisht nga Serbia.

“Nafta e papërpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me autorizimin e prokurorit kompetent, rastet janë iniciuar si “kontrabandim me mallra”.

Sipas policisë, kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt.