Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë të hënën në fshatin Banjë të Zubin Potokut. Ai po tentonte të kontrabandonte naftë.
Policia kishte ndaluar një veturë që po tentonte në rrugë alternativa të kalonte kufirin Kosovë – Serbi.
Siç është njoftuar nga Policia e Kosovës, automjeti i ndaluar në dalje të Kosovës, kishte targa të Novi Pazarit dhe i dyshuari ishte me vendbanim nga Novi Pazari.
Ai kishte ngarkuar 1354 litra naftë. Ai është ndaluar
“Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale; “Kalim i pa autorizuar i vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra", i dyshuari është ndaluar dhe automjeti është konfiskuar. Me vendim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Tentoi të kalojë kufirin nga Kosova me 1.2 tonë naftë kontrabandë, arrestohet i dyshuari nga Kukësi
-
Hyri ilegalisht nga Serbia, kapet nga kamerat e sigurisë
-
Ndalohet shtetasi serb në kufi, po tentonte të kontrabandonte mbi 1600 litra vaj
-
Kapet një cisternë me naftë, dyshohet se u fut ilegalisht nga Serbia
-
Policia ndalon një shtetas serb duke kontrabanduar 1.300 litra derivate