Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas serb në Leposaviq, i cili drejtonte një furgon me targa të Serbisë dhe në të kishte 1300 litra derivate, që po i kontrabandonte.
Sipas njoftimit të Policisë, ai është ndalur për kalim të paautorizuar të kufirit, ndërkohë që në targa nuk kishte vendosur stikersat, siç parasheh Marrëveshja e Brukselit.
“Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta patrulluese në zonën e fshatit Tresavë, Policia ka ndaluar personin e dyshuar me adresë vendbanimi në Novi Pazar - Republika e Serbisë, i cili dyshohet se kishte kryer veprime të kundërligjshme, kalim të paautorizuar të kufirit dhe dyshohej për kontrabandë. Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit (furgonit) u konstatua se i dyshuari transportonte derivate prej rreth 1300 litrash, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, rasti është iniciuar për procedura të mëtejme. Nuk bëhet e ditur nëse shtetasi serb është dërguar në mbajtje apo jo.
-
Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia
-
Kapet një furgon në Leposaviq, po kontrabandonte ushqime e pije
-
Ndalohet një rast kontrabande me mallra në Leposaviq
-
Ndalohet shtetasi serb në kufi, po tentonte të kontrabandonte mbi 1600 litra vaj
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë, tentoi të kontrabandonte naftë në Kosovë