Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia u bën thirrje protestuesve që të mos mbajnë maska

protesta

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka lutur qytetarët që po protestojnë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së që të mos mbajnë maska gjatë protestave. Ajo ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet policore për protestën që pritet të mbahet sot nga ora 12:00. 

Policia ndër tjerash u ka bërë thirrje protestuesve që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin gjësende e mjete të forta. 

“Me qëllim të garantimit të rendit e sigurisë publike, mbrojtjes së jetës dhe pronës si dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve e pjesëmarrësve në protestë, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në çdo protestë që të respektojnë dispozitat ligjore dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes e maturi gjatë protestimit, të mos hedhin gjësende e mjete të forta, të mos përdorin maska dhe të kontribuojnë që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, Policia njoftoi se për shkak të zhvillimit të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa rrugë që të shpien drejt shesheve të kryeqytetit.

 

Lexo përditësimet tjera
proteste

Edhe sot protestë kundër vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thirrur protestë gjithëpopullore për sot në orën 12:00 në sheshin...