Dy raste për keqtrajtim të fëmijëve janë raportuar në Deçan dhe Gjakovë të mërkurën.
Sipas raportit të Policisë në Deçan është arrestuar e dyshuara pasi që e njëjta është hasur së bashku me fëmijën e saj të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Gjakovë lidhur me planin operativ “identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” është arrestuar e dyshuara dhe janë identifikuar tri vajza të mitura të cilat janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.