Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra dhe një rast kontrabande me emigrant në kufi në zonën e lindjes.
Një person është ndaluar i cili ishte futur nga Maqedonia e Veriut dhe në kamion policia i ka gjetur mallra të kontrabanduara.
“Në rastin e parë, ‘kontrabanda me mallra’, sot rreth orës 15:30, patrullat policore të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, kanë identifikuar një kamion i cili dyshohet se nga territori i Maqedonisë ishte futur në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale. Në kamion kishte uji ‘zem-zem’ dhe mallra tjera të kontrabanduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Kamioni drejtohej nga një i dyshuari 29 vjeçar, shtetas i Kosovës.
Kamioni me mall i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura doganore.
Kurse, në rastin tjetër është hasur një shtetas i Shqipërisë i cili në kufi është zënë me katër sirianë në kamion.
Edhe
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
“Në rastin e dytë, ‘kontrabanda me emigrant’, sot në ora 15:55, në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Han të Elezit, ka ardhur kamioni më targa të Shqipërisë dhe me drejtues 37 vjeçarin shtetas i Shqipërisë, i cili vinte nga Turqia. Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian. Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty”.
{gallery}
-
Policia parandalon kontrabandimin e mallrave në vlerë 20 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 30 mijë euro nga Maqedonia e Veriut
-
Policia parandalon në veri një rast të kontrabandës me mallra e një të kalimit ilegal të kufirit
-
Kapen mallra të kontrabanduara në një furgon nga Maqedonia e Veriut që po futej përmes rrugëve ilegale