Një 32-vjeçar, pronar i një shtëpie, si dhe një 23-vjeçar janë arrestuar në Skenderaj, për organizim të bixhozit të paligjshëm.
Sipas Policisë, të dielën rreth orës 00:40, kanë realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse të saj në një fshat të Skenderajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kontrollit, në podrumin e shtëpisë në fjalë janë hasur gjashtë persona të ulur për rreth një tavoline, 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore xhepi për mbajtjen e evidencës së lojërave të fatit. Gjithashtu janë kontrolluar edhe shtatë automjetet që gjendeshin në oborrin e shtëpisë ku në njërën prej automjeteve është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome. Të gjitha gjësendet e gjetura janë sekuestruar dhe do të procedohen si prova materiale në procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, në cilësi të dyshuarve janë arrestuar pronari i shtëpisë B.SH., 32-vjeçar dhe pronari i automjetit S.B., 23-vjeçar, te dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas procedurës së intervsitimit, ndaj pronarit të shtëpisë është iniciuar rasti për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa ndaj pronarit të automjetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim te pa-autorizuar të armëve”.
Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.